Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi punën dhe përkushtimin e zonjave në Forcën e Armatosur, duke i cilësuar një model për shoqërinë shqiptare.

“Ndajeni eksperiencën tuaj me të tjerat! Vazhdoni të ngrini zërin për të drejtat tuaja, për gjithçka që ju takon dhe meritoni, por jepuni zë edhe atyre që nuk kanë. Tregojuni motrave, vajzave, mikeshave tuaja për sakrificat dhe vështirësitë, në të cilat u është dashur të kaloni, por edhe për sukseset që keni korrur, të cilat janë vërtetë të admirueshme, kur ke parasysh një profesion kaq jokonvencional për gratë edhe për vajzat. Tregojini peshën edhe nderin e uniformës që mbani veshur, tregojuni atyre se është e domosdoshme të kenë besim te vetja. Është e domosdoshme që të guxojnë, që është e domosdoshme të sakrifikojnë për të mbërritur ato gjëra që meritojnë,  jo vetëm në FA, por në shoqërinë tonë”,

tha Ministrja në fjalën e saj.

Shifrat e viteve të fundit flasin për një numër në rritje të vajzave dhe grave në Forcën e Armatosur. Ato përfaqësojnë 13% e efektivëve në uniformë, më shumë se sa 17% bashkë me vajzat dhe gratë që janë pjesë e stafit civil.

Tv Klan