Nis procesi edhe në Lezhë, Manastirliu: Mbi 15 mijë të vaksinuar

Ka nisur edhe në qytetin e Lezhës vaksinimi i të moshuarve.

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër nisjen e këtij procesi dhe deklaruan se shumë shpejtë do vi dhe dërgesa tjetër e vaksinës nga Pfizer.

 “Ne po vijojmë në të gjitha qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe deri tani janë kryer mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë të stafit mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj që do të ecim akoma më shpejt me ardhjen e serive të tjera të vaksinave që presim, qoftë nga Covax, që besoj se dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë, edhe gjithashtu nga Pfizer, nga i cili me datë 15 do të vijë dërgesa tjetër prej rreth 8 mijë vaksina. Ndërkohë jemi duke kombinuar punën dhe për dozën e dytë që është shumë e rëndësishme për efektivitetin e plotë,” tha Manastirliu.

Deri më tani kanë ardhur nga kompania Pfizer 31,590 vaksina. Qeveria shqiptare ka një kontratë direkte me këtë kompani për marrjen e 500 mijë vaksinave anti covid. Brenda datës 10 Mars pritet të vijnë edhe vaksinat e para nga program i COVAX. Me ardhjen e këtyre 14,400 dozave pritet të nisi edhe vaksinimi i arsimtarëve.

Klan News