Pas lindjes së anglezes Lousie Brown, fëmija i parë që erdhi në jetë me anë të fekondimit artificial, sot në botë janë 8 milionë të lindurit me këtë metodë.

Statistikat janë bërë të ditura në Kongresin Evropian mbi Riprodhimin që po mbahet në Barcelonë. Specialistët thonë se fekondimi “in vitro” është në rritje dhe të dhënat flasin qartë. Rreth gjysmë milion fëmijë lindin çdo vit nga metodat e riprodhimit që janë të ndryshme.

Në kontinentin tonë, Spanja renditet e para në riprodhimin me ndihmë mjekësore, falë edhe legjislacionit që toleron edhe aplikimin e metodave të riprodhimit të asistuar në gra me moshë më të vjetër në krahasim me vendet e tjera.

Ndiqet nga Rusia, Gjermania dhe Franca. Në botë vetëm në vitit 2015 janë kontrolluar 800 mijë cikle trajtimesh dhe 157.449 janë fëmijët e lindur me fekondim të asistuar.

Klan Plus