Mjekja: Shumica e tyre kanë sëmundje bashkëshoqëruese, hipertension ose diabet

Edhe pse ka nisur një ulje e infektimeve me Covid-19 në vend, në spitalin Covid 3 ende nuk është pasqyruar ulja e urgjencave mjekësore në shërbimin infektiv.

Por si paraqitet gjendja e pacientëve?

Shumica e pacientëve që janë në gjendje më të rënduar veç sëmundjeve bashkëshoqëruese, hipertension apo diabet, kanë edhe një emërues të përbashkët.

Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht kanë humbur jetën 26 pacientë me Covid-19, ndaj mjekët bëjnë apel për vaksinim si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga fatalitetet.

Klan News