8 persona rezultojnë që të jenë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 278 testime që janë kryer në total.

4 raste pozitive janë në Tiranë, nga 1 qytetar në Kamzë, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan.

Janë 164 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan.al