1 viktimë dhe 8 raste të reja në 24 orë

Vlora është qarku i parë i cili ka dalë nga harta e pranisë së Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi se aktualisht në Shqipëri mbeten e 136 raste aktive, por pa përfshirë 6 bashkitë e këtij qarku, ku nuk ka më asnjë qytetar të infektuar me koronavirus. 

Për momentin Shkodra mbetet qarku me prezencën më të madhe të Covid-it me 43 raste, e ndjekur nga Tirana me 37 dhe berati me 17.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Pas gati një jave pa viktima, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 73-vjeçar nga Tirana, duke e çuar në 2,454 numrin total të fataliteteve që nga shfaqja e pandemisë.

Rënia e numrit të infektimeve është reflektuar edhe në situatën në spitale, ku aktualisht, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Tv Klan