79% e të prekurve janë shëruar

Tirana, Durrësi dhe Kruja vijojnë të kenë vatra aktive të koronavirusit. 8 rastet e reja të 24 orëve të fundit janë identifikua në këto qytete.

“Janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste… 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë”.

6 të infektuar me koronavirus janë shëruar, mes tyre një ishte rast i shtruar në spitalin infektiv që shërben si i vetmi spital Covid në vend.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive”.

Aktualisht në vend janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Pavarësisht luhatjes se rasteve ditore, epidemiologet vlerësojnë se situata është e qetë. Në afro 4 javë, pandemia nuk ka shënuar asnjë viktimë.

Tv Klan