8 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit

8 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit

13:11 21/09/2019

Gjykata i dënon 1 vit në shërbim prove

Pas disa seancave maratonë prej më shumë se një viti e gjysëm, Gjykata e Kukësit ka dënuar  me 6 muaj  burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, 8 prej protestuesve kundër taksës në “Rrugën e Kombit”.

Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, u akuzuan nga prokuroria për veprën  penale të “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”.

Vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit ata nuk e kanë pranuar dhe do e apelojnë në Gjykatën e Apelit në Shkodër duke pretenduar pafajësi.

Pas vendimit ka reaguar edhe kreu i PD në Kukës, Arif Rexhamati i cili e konsideroi të padrejtë dhe të pambështetur në prova.

Më 31 Mars të viti të kaluar qytetarët e Kukësit dolën në protestë kundër pagesës 5 Euro për kalim në “Rrugën e Kombit”. Protesta doli jashtë kontrollit kur protestuesit sulmuan dhe shkatërruan vendpagesën. Në Qershor të vitit kaluar, Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë edhe 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës. Vendimi  u mor në një seancë të vetme gjyqësore.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT