Të infektuarit janë dërguar për mjekim në Tiranë

8 të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të kryera në sektorin e sigurisë së Lartë.

Të burgosurit e infektuar janë dërguar për trajtim në Tiranë, ndërsa të dënuarit e tjerë në këtë sektor po mbahen të izoluar. Ata nuk do të lejohet që të dalin për ajrim gjatë një periudhë 2 javore.

Po ashtu në karantinë janë futur edhe një pjesë e administratës së burgut, pasi kanë pasur kontakte me të dënuarit e prekur nga Covid-19.  

Tv Klan