Tetë persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 123 testime që janë kryer.  Nga dy raste pozitive janë në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan.al