8 të shtruarit e parë në COVID4



8 të shtruarit e parë në COVID4

18:00 01/12/2020

Terapia intensive me kapacitet 10 shtretër

Që prej mbrëmjes së hënës në vend është hapur edhe spitali COVID4 i cili do të shërbejë si strukturë mbështetëse për dy spitalet e tjerë COVID atë 1 dhe 2, spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.

Në këtë spital janë 8 pacientët e parë që po marrin ndihmë mjekësore.

“Ky spital do të shërbejë si strukturë mbështetëse për të shtruarit e dy spitaleve COVID 1 dhe 2. Gjendja shëndetësore pacientëve në këtë spital paraqitet stabël”.

COVID4 ka 100 shtretër për të infektuarit me COVID.

Do shërbejë si strukturë për ata pacientë që kalojnë COVID dhe kanë nevojë ende për të marrë trajtim mjekësor. Kati i parë ka në përbërje dhomën e triazhit dhe sallën e terapisë intensive”.

Brenda godinës 5 katëshe ndodhet edhe një sallë e terapisë intensive me 10 shtretër, monitorë dhe aparat respiratorë dhe që do shërbejë në rast se ndonjë nga pacientët pëson gjendje të rënduar shëndetësore.

Salla e terapisë intensive do të shërbejë nëse një pacient pëson gjendje të rënduar shëndetësore pasi dihet që COVID lë pasoja tek pacientet e prekur”.

Spitali COVID4 do të administrohet nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në strategjinë për dimrin të Ministrisë së Shëndetësisë, në rast se të 4 spitalet në total me 550 shtretër  mbushen me pacientë , atëherë do të hapen 5 spitale rajonalë. E njëjta strategji do të vijojë edhe më pas me 6 spitale të tjerë rajonale.

Tv Klan






Të ngjashme