1658 raste të reja, rriten pacientët në spital

24 orët e fundit shënuan një numër të lartë viktimash nga Covid në vendin tonë. Tetë persona nuk e përballuan dot infektimin me koronavirus duke e çuar totalin e jetëve të humbura në 3305 që nga nisja e pandemisë.

4 nga viktimat e fundit ishin nga Tirana ndërsa të të tjerët i përkisnin Ballshit, Durrësit, Elbasanit dhe Lushnjes të moshave nga 59 në 80 vjeç. Një rritje kanë shënuar këtë të dielë edhe shifrat e pacientëve në spitale ku po marrin trajtim 157 persona, 11 më shumë se një ditë më parë.

Sipas autoriteteve, 14 prej të shtruarve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Këtë të dielë ka pasur një numër më të ulët testimesh.

Nga 5367 analiza të kryera kanë rezultuar poztivë me Covid 1658 persona. 795 prej tyre janë identifikuar në Tiranë që ndiqet nga qytetet e mëdha si Vlora, Durrësi, Shkodra, Fieri, etj.

Në të gjithë vendin numërohen zyrtarisht mbi 24 mijë të sëmurë aktive me covid. Numri i atyre që e kanë kaluar sëmundjen është tashmë mbi 220 mijë që nga nisja e pandemisë.

Tv Klan