Autori, punonjës i një kompleksi parkimi të tramvajeve

Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën në mëngjes, kur një njeri i armatosur hapi zjarr në një kompleks për parkimin e tramvajeve në San Hoze të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Personi i dyshuar për ngjarjen ishte punonjës i kompleksit dhe pas maskues qelloi për vdekje edhe veten. Ngjarja ndodhi në një parkim tramvajesh të administruar nga Autoriteti i Transportit Santa Clara Valley, pranë aeroportit kryesor të qytetit.

Të shtënat ndodhën në një pjesë të objektit ku punëtorët bëjnë mirëmbajtjen e mjeteve dhe jo në qendrën e operacioneve dhe të kontrollit.

San Hozeja, një qytet me rreth 1 milion banorë, ndodhet në zemër të Luginës së Silicon Valley, një qendër globale e novacionit teknologjik dhe aty kanë selinë disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në SHBA.

Klan News