Vendi përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Në ditën kur pas tre muajve skadon situata e jashtëzakonshme, Maqedonia e Veriut përballet me shifra shqetësuese brenda një dite të numrit të të prekurve dhe viktimave. Përkundër krizës së shkaktuar nga Covid-19, në Maqedoninë e Veriut vijojnë insistimet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u anuluan më 12 Prill. Lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka paraqitur ofertën e fundit.

“Ja heq dorë nga 5 Korriku dhe pajtohem që zgjedhjet të jenë më 8 Korrik, të mërkurën. Bashkë të sigurojmë pjesëmarrje në zgjedhje, të marrë pjesë opozita e kjo të jetë në afat të kuptueshëm, me qëllim që vjeshtën ta presim me parlament aktiv dhe me qeveri politike me legjitimitet të plotë”

Edhe BDI është gati për zgjedhje, por data të arrihet me konsensus mes partive. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka thirrur një seancë urgjente, ku nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet nga Presidenti Pendarovski të vazhdohet për tre ditë situata e jashtëzakonshme, me qëllim që konform ligjeve, zgjedhjet të mbahen më 8 Korrik.    

Tv Klan