teksas

Të paktën 11 persona raportohen të vdekur nga Tornadot që goditën sërish Teksasin mesnatën e së shtunës, duke e çuar në 29 numrin e viktimave të shkaktuara në një javë nga stuhitë e fuqishme.Sipas mediave amerikane, 5 prej viktimave u bllokuan në një makine e cila u përfshi nga vorbulla e tornados në një autostrade pranë Dallasit.

Erërat e fuqishme kanë shkatërruar qindra banesa, kisha e automjete.

Rreth 30.000 banorë të zonës ku kaluan tornado kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet thonë se Teksasi dhe Oklahoma mund të vuajnë nga një krizë historike fatkeqsish natyrore, me shira të rrëmbyeshëm dhe reshje të dendura dëbore.

Moti i keq ka goditur edhe një pjesë të Europës. Në Jork të Britanisë së Madhe autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve, si pasojë e përmbytjeve masive.

Policia ka lajmëruar rreth 400 persona të largohen nga shtepitë e tyre pranë lumenjve, pasi mbi 3.500 banesa rrezikohen nga përmbytjet.

Tv Klan