Në 19 Prill të vitit 2013 është nënshkruar marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Hashim Thaçi që në atë kohë mbante postin e Kryeministrit të Kosovës dhe nga Ivica Daçiç që ishte Kryeministër i Serbisë.

Marrëveshja me 15 pika kishte si qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por që ende nuk është zbatuar plotësisht.

Një ndër pikat e kësaj marrëveshje flet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri. Po ashtu në marrëveshje thuhej se do të krijoheshin dhe struktura të tjera në Veri, si Policia e Kosovës, por dhe institucione të tjera të pavarura nga institucionet qendrore në Kosovë.

Pas kësaj marrëveshje dy vende kanë vijuar një dialog të gjatë dhe kanë firmosur dhe marrëveshje të tjera ku e fundit është ajo që u firmos në Shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë./tvklan.al