Një  video e publikuar nga Daily Mail ka kapur momentin kur një djalë i vogël u godit nga rrufeja teksa po shijonte një ditë familjare në plazh.

Djali që besohet të jetë tetë vjeç,  u godit nga rrufeja në Barrack Point në Shellharbour në bregun jugor të NSW në orën 17:30 të së enjtes.

8-vjeçari u fut në ujë me prindërit dhe vëllain e tij të vogël dhe pas disa minutash, ai u godit nga rrufeja. Mësohet se djali është anglez se bashku me familjen e tij kishin shkuar në Australi për pushime.

Djali u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve në Westmead dhe është në një gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Mjeku i kujdesit intensiv, Terry Morrow tha se djali u tërhoq nga uji nga disa sërfistë dhe sapo mbërritën mjekët në vendngjarje i dhanë ndihmën e parë duke e ringjallur djalin. Fëmija gjithashtu kishte djegie në gjoks, të cilat u trajtuan në vendngjarje nga ekipi mjekësor që mbërriti me një helikopter shpëtimit. /tvklan.al