Ai u vesh si një nga rojet mbretërore dhe i dhuroi një buqetë me lule princeshës së Welsit

Princesha dhe Princi i Uellsit mësuan për risitë klimatike në  laboratorin Greentown  në  Massachusetts.

Ky laborator kontribuon në përpjekjet globale për të adresuar krizën klimatike dhe ka mbështetur më shumë se 500 kompani që nga themelimi i tij në 2011, ka krijuar më shumë se 9,000 vende pune dhe ka mbledhur më shumë se 4 miliardë Dollarë fonde.

Por ndërsa largoheshin nga ky laborator Kate Middleton dhe Princi Uilliam u ndeshën me njw surprizë të këndshme. Ky 8-vjeçar i veshur si garda e mbretit mbante në duar një buqetë me lule për t’ja dhuruar Kate.

“Henri, çfarë do t’u thuash shokëve të t’u në shkollë për atë që ndodhi sot?”  e pyet një gazetar.

“Unë do t’i  them shokut tim të ngushtë Baxter-it tim se unë jam i famshëm. Sepse dola në çdo gazetë dhe në TV. Ishte çmenduri,”- shprehet ai.

Tetëvjeçari  përfundon duke thënë se përvoja ishte surreale sepse ishte hera e parë që takohej me familjen mbretërore. Momenti i ëmbël nxiti lëvdata nga fansat, me shumë që e përshkruan takimin si “të adhurueshëm”.

Klan News