Ai u vesh si një nga rojet mbretërore dhe i dhuroi një buqete me lule Princeshës se Welsit

Princesha dhe Princi i Uellsit mësuan për risitë klimatike në  laboratorin Greentown në Massachusetts.

Ky laborator kontribuon në përpjekjet globale për të adresuar krizën klimatike dhe ka mbështetur më shumë se 500 kompani që nga themelimi i tij në 2011, ka krijuar më shumë se 9,000 vende pune dhe ka mbledhur më shumë se 4 miliardë dollarë fonde.

Por ndërsa largoheshin nga ky laborator Katte Midelton dhe Princi Uilliam u ndeshën me nje surpizë të këndshme.Ky 8-vjecar i veshur si garda e mbretit mbante në duar një buqetë me lule për tja dhuruar Kate.

“Henri, çfarë do t’u thuash shokëve të tu në shkollë për atë që ndodhi sot?”  e pyet një gazetar.

“Unë do t’i  them shokut tim të ngushtë Baxter-it tim se unë jam i famshëm. Sepse  dola në çdo gazetë dhe në TV. Ishte çmenduri,” shprehet ai.

Tetëvjeçari përfundon duke thënë se përvoja ishte surreale sepse ishte hera e parë që takohej me familjen mbretërore. Momenti i ëmbël nxiti lëvdata nga fansat, me shumë që e përshkruan takimin  të adhurueshëm.

Klan News