Një 8-vjeçare vdiq pasi pësoi një aksident, gjatë kohës që po provonte makinën e saj të vogël të garave në një pistë në Australi.

Anita Board po testohej në momentin që makina e saj goditi një barrierë ditën e diel. Ajo po tentonte që të merrte licensën për të marrë pjesë në garat për të vegjlit, që është e lejuar në Australi.

Një ekip mjekësor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe dërguan të miturën në spital, ku ajo vdiq këtë të hënë.

Sipas mediave lokale, Anita sapo kishte mbushur 8 vjeç, minimumin e moshës së lejuar për të konkurruar në këtë lloj gare.

Garuesit mes moshës 8 dhe 14 vjeçare garojnë me shpejtësi nga 40 deri në 50 kilometra në orë.

Për shkak të aksidentit, Australia ka pezulluar këto lloj garash në Perth Motorplex, pista e vetme në zonën perëndimore të shtetit oqeanik.

/tvklan.al