Forcat ukrainase që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal thonë se mbeten nën sulme të rënda, 80 ditë pas pushtimit. Kompleksi masiv industrial është mbrojtja e fundit në qytetin port kyç të Mariupolit në bregun jugor të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, batalioni Azov shkruan se Rusia “vazhdon të hedhë bomba ajrore… vazhdon të përdorë artileri të rëndë dhe tanke [dhe] përdor një numër të madh këmbësorie për të tentuar të sulmojë pozicionet ukrainase”.

“Megjithë situatën jashtëzakonisht kritike, mbrojtësit, duke bërë përpjekje mbinjerëzore, zmbrapsin përpjekjet për të thyer pozicionet e mbrojtësve dhe për të penguar trupat armike”.

Civilët e bllokuar brenda janë evakuuar në Ukrainë dhe Rusi, kanë thënë të dyja palët, por të afërmit e atyre luftëtarëve të bllokuar ende brenda po u bëjnë thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë që të ndërmjetësojnë një marrëveshje për t’i evakuuar./tvklan.al