Numri i të infektuarve në vend ka ardhur duke u rritur duke shënuar edhe shifra rekord mbi 2 mijë të infektuar në ditë. Sipas epidemiologes Rovena Daja, kjo ishte një situatë që pritej për shkak të variantit Omicron, i  cili prej gati një muaj është zyrtarizuar edhe në vendin tonë.

Rovena Daja: Omicron ka një përhapje jashtëzakonisht të gjerë, përhapet shumë shpejt. Mjaftojnë disa minuta të qëndrohet në një ambient të mbyllur me një person pozitiv, juve mund të infektoheni. Lajmi i mirë është që shenjat e saj janë të lehta, ka vetëm dhimbje fyti, tek disa persona shoqërohet me temperaturë ose jo. Ndërkohë pjesa më e madhe mund të kenë një kollë të lehtë, e cila kalon shumë shpejt dhe negativizohen më shpejt se në rastin e Deltës.

Aktualisht në vend edhe pse mbizotërojnë rastet me Omicron vijon të qakullojë varianti Delta, i cili është edhe shkaktari kryesor i të shtruarve në spitalet Covid.

Rovena Daja: Personat që shtrohen në spital, të gjithë janë me Delta nga ekzaminimet që janë bërë dhe me Omicron deri tani nuk kemi ndonjë të shtruar në spital.

Rritje të rasteve ka edhe te fëmijët, por sipas pidemiologes Daja shumica e rasteve janë me virozë.

Rovena Daja: Shpehherë kur na vijmë tamponët për fëmijët, një pjesë e mirë e tyre dalin dhe me grip. Normalisht që numri i rasteve do të rritet duke qenë se në përgjithësi është rritur në të gjithë vendin sepse fëmijët qëndrojnë në klasa për disa orë së bashku. Në klasa ku është parë se ka pasur një rritje goxha të numrit të rasteve janë mbyllur për një periudhë të caktuar për të vazhduar me mësimin online.

Numri i mungesave të nxënësve në shkolla është rritur, por nga 5% e mungesave vetëm 0.17 % janë për shkak të infektimit nga Covid-19.

Klan News