80 mësues e 40 nxënës në karantinë


80 mësues e 40 nxënës në karantinë

15:51 29/09/2020

DPAP: Janë zëvendësuar me të tjerë

5 mësues të gjimnazit Sami Frashëri në Përmet u karantinuan, pasi rezultuan pozitiv me Covid. Por mësimi në këtë shkollë do të vijojë normalisht. Të infektuarit do të zëvendësohen.

Shqetësuese situata është edhe në qarkun e Korçës, ku dy mësues të dy shkollave 9-vjeçare në qytet, dy të tjerë në shkollën e Ersekës dhe një në Bilisht kanë rezultuar të infektuar me Covid.

Shumica e prindërve thonë se nuk janë në dijeni të rasteve dhe kërkojnë përforcim të masave. 

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar thotë se janë me dhjetëra mësuesit e nxënësit e karantinuar në mbarë vendin.

“Nga ISHP na rezultojnë 40 fëmijë që duhet të rrinë në karantinë. Nga të dhënat nga ISHP, 80 persona duhet të rrinë në karantinë dhe ne i kemi zëvendësuar me mësues të tjerë”.

Tirana mban numrin më të lartë të mësuesve dhe nxënësve të karantinuar. Por deri tani asnjë klasë nuk është mbyllur për shkak të infektimit të stafit apo nxënësve. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar sqaron se ka afro 1600 mësues në dispozicion për të zëvendësuar ata që do të preken nga Covid-19. 

Tv Klan



Të ngjashme