Në Iran është vendosur një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e Presidentit Donald Trump, pas vrasjes së Gjeneralit Qasem Soleimani.

Gjatë varrimit të transmetuar live në televizionin shtetëror, një predikues tha se një dollar amerikan duhet të vendosej në tavolinë nga çdo iranian në vend dhe paratë do të shkonin për këdo që do të vriste Presidentin amerikan.

“Irani ka 80 milionë banorë. Bazuar në popullsinë iraniane, ne duam të mbledhim 80 milionë dollarë, që do të jenë shpërblim për ata që i afrohen kokës së Presidentit Trump“, u njoftua në median iraniane.

Megjithatë sipas asaj që shkruan e përditshmja The Mirror, ky shpërblim nuk besohet se ka mbështetjen e autoriteteve qeveritare.

Teherani u betua për hakmarrje në zemër të SHBA-ve, pasi gjenerali i forcave Quds u vra nga një dron Reaper të premten që lamë pas, në aeroportin e Bagdadit.

Ky sulm bëri që marrëdhëniet armiqësore që vijojnë prej një kohe të gjatë mes Washington-it dhe Teheranit të shkojnë drejt një territori të panjohur dhe zgjeroi spektrin e konfliktit në Lindjen e Mesme./tvklan.al