Mbetjet plastike të perëndimit tani përfundojnë në Azinë Juglindore. Veçanërisht në ato vende të cilat nuk kanë në fuqi ligje të rrepta dhe rigoroze në mbrojtje të mjedisit. Raporti i Organizatës Ndërkombëtare Mjedisore “Greenpeace”, vë në dukje transportin dhe destinacionet e reja të mbetjeve plastike të vendeve të zhvilluara pas bllokimit të tyre nga Kina.

Në raport vihet në dukje një analizë e mirëfilltë e tregtisë ndërkombëtare të mbetjeve plastike të 21 vendeve eksportuese më të rëndësishme dhe 21 importueseve. Kryesisht plastika, 80% e së cilës nuk riciklohet duke i bërë një dëm të pallogaritshëm planetit, përfundon tani në Malajzi, ku vitin e fundit importi i tyre është rritur me 195%.

Pas saj renditen Turqia, Vietnami, Tajlanda dhe Jemeni, të gjitha këto vende të cilat nuk janë të pajisur me një sistem efiçent riciklimi të kësaj lënde. Gjithashtu mbetjet plastike mbërrijnë edhe në vende evropiane, në të cilat kontrollet nuk janë siç duhet të ishin.

Klan Plus