Itali- Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me 6 kilogram kokainë, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke udhëtuar në autostradën Vipiteno në momentin që u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar polica zbuloi se shqiptari kishte fshehur në automjet 6 kilogram kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 800 mijë Eurove./tvklan.al