Vijon hedhja e kripës në akset problematike nga akulli

800 punonjës të Autoritetit Rrugor dhe kontraktorëve vijojnë punën në terren që të gjitha akset rrugore të mbeten të kalueshme për drejtuesit e automjeteve.

Ministrja Belinda Balluku ju bashkua ekipit në Qafën e Qarrit, në rrugën Korçë – Ersekë, për të parë mbarëvajtjen e punës.

Era e fortë dhe stuhitë dëborës që goditën vendin ditët e fundit sollën probleme në disa prej akseve të vendit.

Sinoptikanët kanë njoftuar se intensiteti i erës do të ulet të mërkurën, ndërsa pritet edhe një rritje e lehtë e temperaturave.

Java do të mbyllet me mot të kthjellët, por në zonat malore do të ketë reshje të dëborës.

Tv Klan