804 ndërhyrje me zemër të hapur janë realizuar gjatë një viti nga ekipi i mjekëve kardiokirurg në shërbimin e Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare. Shefi i këtij shërbimi, Edvin Prifti thotë se disa prej tyre janë realizuar me teknikat e reja që përdoren sot në botë.

Numri i lartë i ndërhyrjeve nuk është e vetmja arritje e mjekëve kardiokirurg, pasi ajo është shoqëruar dhe me uljen e vdekshmërisë.

E megjithatë, shefi i shërbimit thotë se ka ende persona që presin në listë pritje për ndërhyrje, ndërsa ngre si shqetësim infrastrukturën e pamjaftueshme. Një tjetër problematike me të cilën po përballet sot sistemi shëndetësor është edhe largimi i mjekëve dhe infermierëve profesionistë.

Tv Klan