“Sky Sports” zbulon se Real Madrid i ka ofruar në tavolinë Manchester Cityt, 81 milionë euro + shërbimet e Gareth Bale për të blerë kartonin e sulmuesit anglez, Raheem Streling.

24-vjeçari është duke kaluar një moment të mirë tek City, duke në këtë sezon në 15 ndeshje të luajtura ka shënuar 13 herë dhe ka asistuar për shokët e skuadrës plot 5 herë. Shifra të frikshme këto për një sulmues, i cili ka tërhequr vëmendjen e skuadrës madrilene. Por kartoni i Stërling kap shifrat e 150 milionë euro, prandaj kjo ia vështirëson punën “Los Blankos”. 

Destinacionet janë të shumta për Bale, i cili ka vendosur se nuk do qëndrojë asnjë çast më në Madrid, duke u largua në merkato e Janarit 2020.

Në merkaton e verës në garë u futën djajtë e kuq të Manchester Unitet dhe gjelat e Tottenham, ndërkohë që oferta të shumta vijnë nga Kina për uellsjanin, akoma nuk është bërë e qartë se çfarë bluze Bale do të veshë në të ardhmen.

Klan Plus