Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Dimal, nga 3 qytetarë në Kamëz, Himarë, Sarandë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Patos, Mallakastër, Vlorë, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Durrës, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Lushnje, Delvinë, Gjirokastër, Pogradec.

Janë 1,043 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 77 vjeç.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,764 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al