Zgjerohet harta e të prekurve, shtohen të shtruarit

Rastet e reja me koronavirus në vendin tonë vijojnë të rriten me ritme të shpejta nga dita në ditë. 82 të infektuar janë identifikuar në 24 orët e fundit në disa qytete, ku kryeson Tirana.

“Publik 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës. Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë”.

Një tjetër pacient që gjendej i shtruar në Shërbimin Infektiv ka ndërruar jetë duke u bërë viktima e 37 e kësaj pandemie.

“Ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte në gjendje të rëndë i intubuar prej disa ditësh. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.

Që prej fillimit të epidemisë në vend janë infektuar 1672 persona shumica e të cilëve janë shëruar.

“Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”.

Nga koronavirusi janë prekur edhe 9 ushtarë të Forcave të Armatosura, prej të cilëve 4 janë në Shqipëri, 4 me mision në KFOR dhe një në Afganistan.

Tv Klan