Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 82 qytetarë, në këto bashki: 34 në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan. Janë 480 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al