86 fotografitë e rralla të Shqipërisë në vitet ’30

86 fotografitë e rralla të Shqipërisë në vitet ’30

19:59 20/05/2019

Prezantimi për herë të parë i 86 fotografive të rralla që tregojnë Shqipërinë në vitet 1928-1931 mes dy luftrave botërore, të çiftit të diplomatëve Pietro dhe Larissa Quaroni, mblodhi bashkë historianë, gazetarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë për t’iu rikthyer historisë së atyre viteve dhe ndikimit që kultura italiane ka dhënë në artin tonë.

“Pashë që aty mund të gjenim fotografi të personazheve që nuk i kemi parë kurrë, që nuk gjenden as në arkivat shqiptare dhe mbi të gjitha që nuk janë parë të Mbretit Zog apo të një prej grave më të bukura të kohës, Sara Blloshmit, apo Ilia Vrionit dhe Ekrem Vlorës”

, tha gazetari Blendi Fevziu.

Nevila Nika, ish-drejtuese e Arkivit Qëndror të Shtetit thotë se fotografitë e reja do të hedhin dritë mbi leximin e historisë së vendit në ato vite, përplasjes dhe dashurisë që kishte regjimi i mbretit Zog me fqinjin përtej Adriatikut.

“Tirana ka patur vetëm disa lagje dhe askush nuk mund të thoshte emrin e një rruge. Por në vitet ’80, Tirana bëhet një qytet me adresa. Kur shohim fotot, dallojmë personazhe që na kanë dalë nëpër dokumente, por të lexosh një dokument dhe një foto ka një ndryshim të madh”.

“Këtë projekt unë e kam shumë përzemër sepse hedh dritë mbi një fazë shumë pak të njohur mbi raportet e dy vendeve tona”,

u shpreh ambasadori italian në vendin tonë.

Ishte një rastësi që në vendin tonë të emërohej ambasador i Spanjës, bashkëshorti i Kristina Quaronit, mbesës së dy diplomatëve që realizuan fotot e rralla të Tiranës dhe shoqërisë së saj në ato vite, të cilat u prezantuan në sallën COD të Kryeministrisë përmes arkivit të plotë të tyre.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori