Ahmeti: 47% e qytetarëve të Prishtinës e kanë kaluar virusin

Pas rënies së numrit të të prekurve me Covid-19 ka rënë dhjetëfish më shumë numri i pacientëve që po trajtohen ne Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Aktualisht në klinikat COVID të spitaleve të Kosovës janë duke u trajtuar 86 pacientë.

33 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 55 me oksigjeno-terapi.

Derisa numri i të prekurve me C0vid 19 ka rënë dukshëm është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 55 vjec, ndërsa me prioritet janë qytetarët me sëmundje kronike, Policia, FSK-ja, Gazetarët dhe mësimdhënësit.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshajse vaksinimi kundër Covid-19 duhet të bëhet obligues, derisa për ata që refuzojnë thotë se dënimet mund të parashihen me Ligj.

Ndërkohë në një hulumtim që e ka bërë komuna e Prishtinës del se e kryeqytetasve e kanë kaluar Covid-19.

“47% në komunën e Prishtinës kanë dal pozitiv me Covid qoftë me testin serologjik që e kemi bërë të qytetarët po ashtu me disa qytetar për shkak se e kanë pasur testin PCR, ne kemi menduara se mund të jetë më shumë se 30%”.

Komuna e Prishtinës deri më tash ka rimburësuar 21 mijë persona të infektuar me COVID-19 në Prishtinë.

Tv Klan