ISHP: Shifrat kanë ardhur në rritje çdo vit

Sëmundjet kardiovaskulare janë sot shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global. Të dhënat flasin se edhe në Shqipëri, 63% e humbjeve të jetës vijnë si pasojë e problemeve në zemër. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i pacientëve ka ardhur çdo vit në rritje.

Gjatë 10 viteve të fundit janë rritur shifrat e rasteve me sëmundje kardiovaskulare. Në vendin tonë jetojnë mbi 87 mijë persona me sëmundje të zemrës, rreth 36 mijë janë me sëmundje ishemike dhe 290 mijë me hipertension dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.”

Si shumë sëmundje, edhe problemet me zemrën nisin të shtohen me kalimin e moshës, ndikuar kjo edhe nga stili i jetesës.

“Kryesisht është sëmundje e moshave të treta. Janë meshkujt që preken më shumë nga sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Gratë janë më të mbrojtura deri në menopauzë, meshkujt kanë faktorët e rrezikut, siç janë duhanpirja dhe konsumimi i alkoolit.”

Mjekët i mëshojnë fort idesë se jetesa e shëndetshme, aktive dhe kontrrollet periodike tek mjeku mund të mbajnë një zemër të fortë për shumë kohë.

Tv Klan