Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

10 Maji shënon 87 vjetorin e krijimit të drejtësisë shqiptare. Para 8 dekadash qeveria e Vlorës miratoi një akt të quajtur “Kanuni i Zhurisë”, i cili u hartua sipas modelit të drejtësisë perëndimore. Në ambjentet e hotel Dajtit në Tiranë, janë mbledhur sor përfaqësues të gjyqësorit nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues të organizmave ndërkombëtar, për të treguar se çfarë kanë lënë pas por edhe për të premtuar.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi, i cilësoi vitet e pas ’90 që pasuan izolimin komunist si vite të vështira, por megjithatë tha Kondi në këto pak vite kemi edhe arritje. Përshëndetjen e Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani e ka përcjell këshilltari i tij Daut Gumeni.

Presidenti Mejdani thekson se ka vend për më shumë përkushtim, ndërshmëri dhe paanshmëri. U takon vetë anëtarëve të Gjykatës së Lartë thuhet më tej në letrën e Mejdanit ta vrasin mendjen se si do ta arrijnë këtë. Ka përshëndetur në këtë ditë simbol të drejtësisë shqiptare dhe gjykatësi 92-vjeçar Manol Konomi./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari