88 të vdekur dhe 177 të infektuar gjatë 24 orëve në Itali



88 të vdekur dhe 177 të infektuar gjatë 24 orëve në Itali

18:43 04/06/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 88 persona të infektuar nga koronavirusi Covid-19. Po kështu, gjatë një dite u shënuan 177 raste të reja të infektimeve.

Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, 84 nga rastet e të infektuarve janë në rajonin verior të Lombardisë, rajon që ishte më i prekuri nga pandemia.

Në rënie është duke ardhur edhe numri i pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv. Aktualisht janë duke marrë trajtim 338 pacientë nga 353 që ishin të mërkurën.

Ansa raporton se 9 nga 20 rajonet e Italisë nuk kanë patur asnjë rast të ri infeksioni për të enjten. Një ditë më parë, qeveria italiane hoqi kufizimet për lëvizjen midis rajoneve të vendit.

Deri më tani në Itali janë të konfirmuar në total 234.013 persona të infektuar, duke e renditur kështu shtetin fqinj në vendin e gjashtë në botë pas SHBA-së, Brazilit, Rusisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe. /tvklan.al



Të ngjashme