Një gruaje me aftësi të kufizuara e cila u përdhunua në shtratin e saj në shtëpinë e kujdesit belg, i është dhënë e drejta për t’i dhënë fund jetës së saj pas sulmit traumatizues.

89-vjeçarja, e cila nuk është identifikuar, u sulmua në një institucion kujdesi në Lint, pranë qytetit të Antëerp, në Korrik nga një burrë i quajtur si Kris Moedts, 36 vjeç.

Moedts u dënua me tetë vjet për sulmin, për të cilin avokatët thanë se “sfidon çdo imagjinatë”, këtë javë. Më pas kërkesa e gruas për eutanazi u miratua.

Avokati i të moshuarës u shpreh se ajo e kishte vonuar kërkesën në mënyrë që të mund të shihte Moedts të dënuar fillimisht, sipas Daily Mail.

“Sapo hyr brenda dhomës së të moshuarës, ai bllokoi derën e dhomës me një karrige. Hyri në shtratin e saj dhe filloi ta përqafonte. E moshuara filloi të bërtiste dhe të qante dhe arriti të shtypte butonin e alarmit. Një nga kujdestarët pasi ka arritur në dhomë, e ka shtyrë derën dhe ka arritur të hyjë. Ai u shokua nga ajo çfarë pa. Burri ishte zbathur pranë shtratit, ndërsa e moshuara ishte duke qarë. I kishin rënë çarçafët në tokë dhe të brendshmet e saj. Moedts u arratis menjëherë pasi hyri kujdestari në dhomë, por policia e kapi menjëherë”, kjo është ngjarja e cila është treguar në gjykatë.

Avokati Walter Damen tha se e moshuara kishte paraqitur dy kërkesa për eutanazi përpara sulmit, sepse shëndeti i saj ka nuk ishte i mirë, por të dyja kërkesat u refuzuan.

“Ajo që Kris i ka bërë asaj tani sfidon çdo imagjinatë dhe e ka lënduar thellë. Aq e thellë sa kërkesa e saj e tretë për eutanazi është miratuar”, tha avokati i saj Walter Damen.

Eutanazia është planifikuar për në 12 dhjetor. Gjithçka që ajo dëshiron tani është të thotë lamtumirë me dinjitet. /tvklan.al