Rritet ndjeshëm numri i pacientëve në spitale

3 pacientë të infektuar me koronavirus që po trajtoheshin në spitalin Covid 1 e kanë humbur këtë të diel betejën me virusin pandemik, duke e çuar kështu në 2,515 totalin e viktimave. Qytetarët që kanë humbur jetën janë nga Elbasani, Vlora dhe Durrësi. Në 24 orët e fundit bluzat e bardha kanë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 896 qytetarë.

Tirana mban peshën më të madhe të rasteve me 224 të infektuar, me pas vjen Shkodra me 83 të infektuar, Vlora me 82 të infektuar, Durrësi me 72 të infektuar, Fieri me 52, Kavaja me 49, Lushnja me 42. Më pak raste janë zbuluar në Lezhë, Elbasan, Gjirokastër, apo Krujë.

Raste sporadike janë identifikuar në të gjithë vendin duke e çuar mbi 12 mijë numrin e të infektuarve aktivë.

Një pjesë e të infektuarve të rinj kanë patur nevojë për hospitalizim e për pasojë numri i të shtruarve në 2 spitalet Covid ka mbërritur në 132, prej të cilëve 14 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 518 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 136 mije që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan