9.4 ton drogë të llojeve të ndryshme u sekuestruan nga autoritetet shqiptare gjatë vitit 2021 dhe 2022.

Kjo e dhënë u bë publike nga kreu i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati, në takimin e 15 të Drejtuesve të Agjencive Ligjzbatuese Kundër Drogës në Europën, mbajtur në Tiranë këtë të martë.

Neritan Nallbati, drejtor i Policisë Kriminale: Shqipëria është e vendosur në rrugën Ballkanike dhe është e prekur shumë nga fenomeni I trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë vitit 2021 dhe 20222 janë sekuestruar rreth 9.4 ton droga të ndryshme. Parësore për forcimin e kontrollit të territorit ka qenë ai tokësor dhe detar si barrier e parë e goditjes së trafikimit të drogave.

Teksa pranoi fenomenin, Nallbati tha se po punohet për të hequr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis.

Neritan Nallbati, drejtor i Policise Kriminale: Jemi në rrugë të mbarë për ta hequr Shqipërinë nga harta për trafikun dhe kultivimin e lëndës narkotike të kanabisit.  Kjo luftë ka qenë për ne me kosto deri të jetët e punonjësve të policisë.

Kreu i Policisë Kriminale e konsideroi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me autoritetet e huaja dhe krijimin e skuadrave të përbashkëta për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.