17 persona humbën jetën si pasojë e mbytjes së një barkë në Shtetet e Bashkuara.

Tragjedia ndodhi në liqenin e Misurit, ku barka e vogël me 31 pasagjerë në bord u fundos në ujë pasi nuk i rezistoi dot fuqisë së një stuhie.

9 nga viktimat janë pjesëtarë të një familjeje, shkruajnë mediat amerikane. Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Një nga të mbijetuarit tha se kapiteni i barkës, u kishte thënë të mos vishnin jelekët e shpëtimit, pasi nuk ishte e nevojshme. “Kur tentuam ti vishnim, ishte tepër vonë, besoj se shumë jetë mund të ishin shpëtuar”, tha gruaja.

Kjo pakujdesi e stafit të barkës rezultoi fatale për jetët e 17 personave. Autoritetet amerikane nisën menjëherë hetimet pasi dyshohet se barka që zhvillonte ture në liqen ishte nisur pasi ishte lëshuar alarmi i motit të keq.

Tv Klan