Kush tha që martesa nuk ia vlen? Një çift ka shpërndarë disa këshilla të rëndësishme për një martesë të lumtur, 17 vite pasi njerëzit u thanë që ajo nuk ia vlen.

Lisa dhe Tom Bilyeu ranë në dashuri me njëri tjetrin rreth dy dekada më parë. Në një postim në rrjetet sociale ata shpërndanë këshillat për një martesë të lumtur për çiftet e tjera.

Në një foto ata renditën 9 mësime që i kanë mësuar për 17 vjet martesë.

  1. Bëni seks shpesh
  2. Komunikoni vazhdimisht
  3. Ngrini humorin e partnerit lart
  4. Jini të sinqertë, sidomos në kohë të vështira
  5. Jini udhëheqës të zotë, por edhe ndjekës të shkëlqyer
  6. Falini gabimet shpejt
  7. Prisni shumë nga njëri-tjetri
  8. Doni që personi tjetër të fitojë
  9. Bëjeni martesën prioritet kryesor./tvklan.al