Një vajzë 24-vjeçare nga Zelanda e Re, ka zbuluar një kist gjigand, ndërkohë që të gjithë përfshirë dhe atë vetë kujtonin se ishte 9 muajshe shtatzënë.

Keahnee Tioke, nga Opotiki ka shpjeguar për një gazetë të famshme dhimbjet e forta që përjetonte gjatë mestruacioneve.

“Më dukej sikur dikush më godiste më thikë pas shpine”, deklaron ajo.

Pasi shkoi për një vizitë mjekësore, vajza zbuloi se kishte një kist në vezore me madhësinë e një topi golfi.

Ajo u bë operacion dhe tashmë është në gjendje stabël. “M’u duk sikur linda një alien”, deklaroi vajza e shokuar./tvklan.al