
9 persona të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit
Nëntë qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 395 testime që janë kryer në total.
Dy qytetarë të infektuar janë në Tiranë, 2 në Vlorë, 2 në Himarë, 1 qytetar në Dibër, 1 në Selenicë dhe 1 në Gjirokastër.
Janë 128 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 28 Janar 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395
Testime totale 2,030,016
Raste pozitive 333,219
Raste të shëruara 329,495
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 100
Vlorë 12
Fier 9
Durrës. 2
Lezhë. 1
Berat. 1
Shkodër 1
Dibër. 1
Gjirokastër. 1
/tvklan.al