Nëntë (9) qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 365 testime që janë kryer në të gjithë vendin, sipas njoftimeve nga Ministria e Shëndetësisë.

5 raste pozitive janë në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetar në Himarë e Berat. Janë 132 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Janar 2023)

Raste të reja ditore               9

Të shëruar në 24 orë             10

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       365

Testime totale                   2,029,621

Raste pozitive                      333,210

Raste të shëruara                  329,482

Raste Aktive                             132

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    107

Fier                           12

Vlorë                         8

Durrës.                    2

Lezhë.                       1

Berat.                        1

Shkodër                 1

/tvklan.al