Nëntë të burgosur janë arratisur nga burgu i Berlinit në harkun kohor të pesë ditëve. Arratisjet ndodhën në katër raste të ndryshme, ndërsa 6 prej tyre janë ende në arrati. Pavarësisht se kamerat e sigurisë së burgut filmuan arratisjen e të dënuarve, autoritetet e institucionit e vunë re 41 minuta me vonesë.

Kjo ka bërë që ndaj autoriteteve në Berlin të ketë pakënaqësi, madje janë bërë edhe objekt tallje.

Senatori i Drejtësisë së Berlinit, Dirk Behrendt është përballur me thirrjet për dorëheqjen e tij. Ai ka deklaruar se ka ngritur një komision ekspertësh për të eleminuar dobësitë në sistemin penitenciar.

/tvklan.al