262 të shtruarve në spitalet Covid

Në 24 orët e fundit situata me Covid-19 në Shqipëri është thuajse në të njëjtat shifra në krahasuar me një ditë më parë. Pas 3056 testimeve të kryera, 348 persona kanë rezultuar pozitivë.

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve me 91 qytetarë. Ndjek Fieri me 36, Vlora 26, 24 raste në Shkodër dhe Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër dhe Pogradec.

 9 qytetarë e kanë humbur betejën me infeksionin. Pesë nga Tirana, nga 1 në Shkodra, Durrës, Elbasan, Korçë, të moshave 49 – 84 vjeç.

Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan