Situatë alarmante nga koronavirusi

Serbia ka shënuar edhe 9 viktima për një ditë nga Covid-19. Numri i të infektuarve është 4,465 me 411 raste pozitive. Numri i viktimave në total është 94. Ekspertët frikësohen se shtimi i numrit të madh mund të asgjësojë masat dhe të sjellë krizë të thellë.

Sinodi i Kishës Ortodokse, përkundër bisedës së Patriarkut Irinej me presidentin, ka kërkuar që masat e ndalesës së daljes të anulohen gjatë ceremonisë së pashkëve. Kjo ka shtyrë epidemiologun kryesor të ofrojë dorëheqjen, por që nuk është pranuar.

“Më ka prekur thellë kërkesa e Sinodit të Kishës ortodokse pasi tërësisht, në njëfarë forme, mohon gjithçka që është bërë për ruajtjen dhe shpëtimin e jetës në përgjithësi”.

Epidemiologët thonë se vetëm disiplina mund të ndihmojë. Në tërë Serbinë janë infektuar 533 punonjës shëndetësie. Ndërsa shumica e spitaleve pranojnë vetëm raste me virusin korona. Ekspertët më së shumti frikësohen nga një valë e dytë e infeksioneve. Ekipet mjekësore kanë evakuuar nga strehimoret për të moshuarit qindra persona, pasi është shtrirë në dhjetëra të tilla, por Serbia ka 223 qendra për të moshuarit.

Tv Klan