9 viktima dhe 217 infektime të reja me Covid-19 - Tv Klan

9 viktima dhe 217 infektime të reja me Covid-19



9 viktima dhe 217 infektime të reja me Covid-19

18:21 18/10/2021

153 të shtruar në spitale, 24 në gjendje të rëndë

Nëntë persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Dy qytetarë ishin nga Tirana. Qytete si Lezha, Kruja, Mati, Durrësi, Berati, Përmeti dhe Vlora kanë nga një jetë të humbur të moshave 57 deri në 83 vjeç. Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 2829 persona.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryes 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 217 qytetarë. 143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 në Durrës dhe Lushnje, nga 4 Kamzë, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat. Numri i personave aktivë në vend është 6274.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan








Të ngjashme