Shkon në 277 numri i pacientëve që humbën jetën

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, gjashtë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.

Gjithsej janë bërë 1.086 testime dhe janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19.

Momentalisht në Maqedoni ka 3.393 raste aktive me koronavirus dhe 277 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Tv Klan